Edukata e Muslimanit me vëllain Musliman

Muslimanët pa marrë parasysh kombësinë,gjuhën,apo ngjyrën e tyre, i lidh me njëri-tjetrin besimi tek Allahu(Zoti). Për këtë Allahu thotë në Kur’an: “Me të vërtetë besimtarët janë vëllezër.”(El Huxhuratë) Muslimani ka të drejta dhe detyrime ndaj vëllait të tij musliman që duhet t’i respektojë. Profeti Muhamed alejhi selam thotë: “Të drejtat e muslimanit ndaj muslimanit janë pesë.” Besimtari duhet t’i respektojë këto të drejta me besimin se do të shpërblehet për to tek Allahu. Nga detyrat që ka muslimani janë: “Es-Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu.”(Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë me ty) sepse Profeti a.s ka thënë: “Jepi selam atij që e njeh dhe atij që nuk e njeh” Kthimi i përshëndetjes bëhet duke thënë: “Ue alejkum selam ue rahmetullahi u berekatuhu.”(Gjithashtu paqja dhe mëshira e Allahut qoftë me ty) duke iu përgjigjur kështu urdhërit të Allahut,i Cili thotë: “Nëse ju përshëndesin,kthejeni atë me formën më të mirë ose në të njëjtën formë.”(En Nisa:86)

Pastaj e takon atë duke i shtrënguar dorën,sepse kështu fiton shpërblim të madh. Për këtë Profeti Muhamed a.s ka thënë: “Kur dy muslimanë takohen duke i dhënë dorën njëri-tjetrit atyre u falen gjynahet para se të ndahen.”

Muslimani e viziton vëllain e tij musliman në qoftë se është sëmurë dhe i lutet Allahut që ta shërojë atë. Profeti Muhamed a.s ka thënë: ” Vërtet,Allahu Ditën e Kijametit thotë: “O biri i Ademit,u sëmura dhe ti nuk më vizitove!” Ai(njeriu) thotë: “O Zot si të vizitoj Ty? Ti je Zoti i botëve.” Atëherë Allahu thotë: “A nuk e dije se robi Im,filani,ishte sëmurë e ti nuk e vizitove. A nuk e dije se në qoftë se do ta kishe vizituar do të më gjeje Mua tek ai.” Profeti Muhamed a.s ka thënë: “Me të vërtetë muslimani që e viziton vëllain e vet musliman është në një prej kopshteve të Xhennetit derisa të kthehet.”

Besimtari merr pjesë në gëzimin e besimtarit.Dhe në qoftë se ftohet në një sebep,duhet t’i përgjigjet ftesës (në qoftë se sebepi nuk bie në kundërshtim me ligjet e Allahut),sepse Muhamedi a.s thotë: ” Gostia më e keqe është ajo e dasmës,në të cilën ftohen ata që nuk duan të hanë dhe lihen pa ftuar ata që duan të hanë. Kush nuk i përgjigjet ftesës,e ka kundërshtuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij.”

Muslimani duhet të këshillohet kur kërkon këshillë për ndonjë çështje,duke ia sqaruar të mirat dhe të këqijat në formën më të mirë dhe kuptuese. Për këtë Profeti Muhamed a.s ka thënë: “Në qoftë se ndonjëri prej jush i kërkon vëllait të tij këshillë,le ta këshillojë atë.” Në një hadith tjetër Profeti Muhamed a.s thotë: “Feja është këshillë.” I thanë: “Për kë? Ai tha: “Për Allahun,Librin e Tij,për të Dërguarin e Tij,për prijësit Muslimanë dhe për të gjithë muslimanët.”

“Nuk beson asnjëri prej jush derisa të dojë për vëllain e tij atë që do për veten dhe të urrejë për vëllain e tij çdo të keqe që urren për vete.”(Muhamedi a.s) Islami na fton që të ruajmë lidhjet e besimit në shoqëri dhe të largohemi nga ato gjëra që i lëkundin apo i prishin këto lidhje. Për këtë shkak muslimani e ka të ndaluar t’i mbajë mëri(inat) vëllait të tij musliman më shumë se tri ditë.Shikohen dhe ja kthejne shpinën njëri-tjetrit.Më i miri prej tyre është ai që fillon i pari me selam.”

Muslimani duhet të ketë kujdes të mos cenojë vëllain e tij musliman në pasurinë,në gjakun apo në nderin e tij,sepse Profeti Muhamed a.s ka thënë: “Çdo musliman e ka të ndaluar gjakun,pasurinë dhe nderin e muslimanit.” “Fyerja e muslimanit është shthurje,kurse vrasja e tij është kufër.” Në qoftë se vëllai musliman ka nevojë për ndihmë,e ndihmon atë në çdo rast dhe nuk e poshtëron. Allahu është në ndihmë të robit përderisa ai është në ndihmë të vëllait të vet.” “Ndihmoje vëllain tënd kur bën padrejtësi dhe kur i bëhet padrejtësi.Kur bën padrejtësi,ndaloje atë nga padrejtësia,sepse kjo është ndihmë,kurse kur i është bërë padrejtësi,ndihmoje atë.”(Muhamedi a.s)

Shto koment

Your email address will not be published.